Australia në Botëror, mund Perunë falë portierit

Sport

Australia në Botëror, mund Perunë falë portierit

Australia është ekipi i parafundit, në pritje të sfidës së nesërme midis Zelandës së Re dhe Kosta Rikës, që kualifikohet për fazën finale të Botërorit në Katar.

Në ndeshjen e luajtur në fushën asnjanëse të Katarit, australianëve nuk i mjaftuan 120 minuta për të mposhtur latino-amerikanët e Perusë, me përballjen që vijoi pa gola por me raste për të shënuar nga të dyja palët, deri në gjuajtjen e penalltive.

Aty, protagonist ishte portieri 33-vjeçar Andrew Redmayne.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Australiani që luan në Sidney u fut nga trajneri australian minutat e fundit shtesë  për kapaciteti e tij jo vetëm për të pritur penalltitë, por për të hutuar totalisht kundërshtarin me një lloje vallëzimi të çmendur, që fillimisht shkakton habi dhe skepticizëm por më pas u shndërrua në armën e duhur për të mundur peruvianët.

Ne kete menyre, Australia eshte kualifikuar per te ecur me tej ne kompeticionin e rendesishem te futbollit ndersa mbetet per tu pare ecuria e saj ne vazhdimesi./a2 cnn 

ME TE LEXUARAT