Atalanta super, rrëzon Napolin nga kreu dhe futet në garë për titull

Sport

Atalanta super, rrëzon Napolin nga kreu dhe futet në garë

Napoli lëshon kreun dhe tani Atalanta futet vetë në garë për titullin kampion, pasi ka katër pikë më pak se Milani i vendit të parë. Skuadra e Gasperini triumfoi me rezultatin 3-2 në “Diego Armando Maradona”.

Malinovksy ishte ai që shënoi i pari dhe Napoli u kundërpërgjigj me Zielinski e Mertens, duke e përmbysur rezultatin.

Gjithsesi Atalanta nuk hoqi dorë dhe fillimisht barazoi me Demiral.

Freuler ishte heroi, që i dha tre pikët skuadrës së tij dhe Napoli tashmë bie në vendin e tretë, pasi është parakaluar edhe nga Inter. 

ME TE LEXUARAT