Arrestohen dy lojtarë të Premier League, akuzohen për dhunë seksuale

Sport

Arrestohen dy lojtarë të Premier League, akuzohen për dhunë

Dy futbollistë të Premier League janë arrestuar teksa akuzohen për dhunë seksuale. Identiteti i futbollistëve dhe emri i klubit ku ata luajnë nuk është bërë ende i ditur.

Policia angleze njoftoi se zbarkoi në stadiumin e klubit anglez në fundjavën që lamë pas dhe fillimisht intervistoi një lojtar 19-vjeçar, i cili dyshohet për sulm seksual, ndihmë në sulm dhe nxitje për një përdhunim.

Burimet për “The Sun” thanë se ai u lejua të largohej nga stadiumi pas një interviste të shkurtër përpara se të arrestohej zyrtarisht më pas.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Lojtari e kaloi natën në qeli dhe më vonë u mor në pyetje nga detektivët. Shoku i tij i skuadrës, gjithashtu 19 vjeç, u arrestua të nesërmen dhe u mor në pyetje nën dyshimin për përdhunim.

Policia konfirmoi se lojtarët janë liruar me kusht në pritje të hetimeve të mëtejshme. Rasti i dyshuar për përdhunim thuhet se ka ndodhur mbrëmjen e së premtes.

Një zëdhënës i policisë për mediumin britanik tha: “Oficerët kanë arrestuar dy burra pas një raportimi për një përdhunim. Një 19-vjeçar u arrestua me dyshimin për sulm, ndihmë dhe nxitje në një përdhunim. Një 19-vjeçar i dytë u arrestua me dyshimin për përdhunim. Të dy janë liruar me kusht nga policia”.

Nuk dihet ende nëse futbollistët e akuzuar janë pezulluar nga klubi i tyre, apo ende klubi është në pritje të hetimeve të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT