Aksidenti i rëndë i kombëtares së Bullgarisë, plagoset mesfushori

Sport

Aksidenti i rëndë i kombëtares së Bullgarisë, plagoset

Përfaqësuesja e futbollit të Bullgarisë ka bërë një aksident të rëndë automobilistik në natën e të premtes pasi dy autobusët me të cilët udhëtonin lojtarët dhe stafi janë përplasur me njëri-tjetrin, kur një makinë i ka ndërprerë rrugën teksa po shkonin nga aeroporti i Tbilisit për në hotel.

Një ngjarje e rëndë, por që nuk do të pengojë zhvillimin e ndeshjes mes Gjeorgjisë dhe Bullgarisë këtë të diel, pasi ajo do të luhet sipas planit, me UEFA- n që nuk ka bërë përjashtime.

Por gjithsesi, pasojat e aksidentit kanë qenë të rënda për mesfushorin ofensiv të Bullgarisë, Todor Nedelev.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Ylli i Plodviv, ishte ai i cili ka pësuar dëmtimet më të rënda gjatë përplasjes së dhunshme të dy autobusëve dhe përfundoi i shtruar menjëherë në spital.

Sipas mediave bullgare, Nedelev duhet të qëndrojë në spital në Tbilsi të paktën 10 ditë për të stabilizuar gjendjen e tij.

Ndërkohë, bëhet e ditur se frakturat që ka pësuar do ta detyrojnë që të qëndrojë jashtë fushave të lojës për të paktën 3 muaj.

ME TE LEXUARAT