Aksident në aksin rrugor Shkodër-Koplik, makina përplaset me motomjetin, plagoset 33-vjeçari
Një aksident është raportuar ditën e sotme në aksin rrugor Shkodër-Koplik. Mësohet e një makinë është përplasur me një motomjet. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit 33-vjeçari E.D.
NJOFTIMI:
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 16:40, në aksin rrugor Shkodër – Koplik, në kryqëzimin e fshatit Golem, mjeti me drejtues shtetasin D. Ç., 52 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin E. D., 33 vjeç.
Merr lajme ekskluzive në Viber
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.
Si pasojë, ka mbetur i dëmtuar shtetasi E. D, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për përcaktimin e shkakut të saktë të aksidentit.