“Air Albania Stadium”, mbërrijnë llambat për të ndriçuar fushën, administratori: Gati ndaj Anglisë

Sport

“Air Albania Stadium”, mbërrijnë llambat për të

FSHF dhe përgjegjësit për stadiumin kombëtar “Air Albania” po punojnë që fusha e blertë të jetë sa më dinjitoze kur në mars aty do zbresin yjet e Anglisë, në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Botërorit 2022.

Bari i dëmtuar nga moti dhe përdorimi, por edhe nga dielli i pakët që depërton në stadiumit,  do të gëzojë sot e tutje nga sistemi i ndriçimit me llamba të posaçme.

“Sistemi i ndriçimit me llamba të posaçme për fushën kanë mbërritur. Janë prodhim i një prej kompanive holandeze lider të kësaj fushe në botë, që kanë sistemet e tyre në shumë stadiume të Europës, si në Itali, Gjermani, Francë, Holandë, etj. Pra, është i njëjti sistem që përdoret në të gjithë stadiumet më të mira të Europës”, deklaroi administratori i stadiumit, Kejdi Tomorri.

ME TE LEXUARAT