24 vite duke shënuar, CR7 realizon golin e 917-të në karrierë

Sport

24 vite duke shënuar, CR7 realizon golin e 917-të në

Pavarësisht viteve që ikin, tek Cristiano Ronaldo nuk ndodh asnjë ndryshim. E këtu sigurisht nuk po flasim vetëm për fizikun e tij, por për lojën e jashtëzakonshëm që portugezi dhuron çdo herë që zbret në fushë.

Pvavarisht se këtë vit do të mbush 40 vjec, Cristiano vazhdon të luaj me të njëjtën dëshirë si në ndeshjet e para të karrierë së tij.

CR7 ka shënuar të enjten golin e tij të parë për vitin 2025. Një gol që përveç faktit se ndihmoi Al Nassr-in të merrte fitoren 3-1 kundër Al Okdudit, ky gol mbart një statistikë të veçantë me vete. Në minutën e 42 Ronaldo shënon golin duke transformofmuar një 11 metërsh të fituar nga Sane.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ronaldo ia ka dalë të shënojë për të 24-tin vit radhazi. 5 herë fituesi i Topit të Artë e ka dërguar topin në rrjetë për herë të parë në vitin 2001 dhe që atëherë ka shënuar gol në secilin vit që ka kaluar. Tashmë sulmuesi i Al Nassr-it ka shkuar në kuotën e 917 golave në karrierë. Një statistikë e jashtëzakonshme.

Objektivi i Ronaldos është të mbyllë karrierën pasi të ketë realizuar 1000 gola. Nëse ndeshjet vazhdojnë me këtë ritëm realizimi i këtë objektiv nuk do të jetë shumë larg.

ME TE LEXUARAT