Viti 2024 zyrtarisht më i nxehti i regjistruar deri më tani

Soft

Viti 2024 zyrtarisht më i nxehti i regjistruar deri më tani

2024 ishte viti i parë i plotë kalendarik në të cilin temperaturat globale tejkaluan kufirin e ngrohjes, kufi ky i përcaktuar nga Marrëveshja ndërkombëtare e Parisit për ndryshimet klimatike. Por shkencëtarët thonë se nuk është tepër vonë për të vepruar.

Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike (C3S) i Bashkimit Evropian, Copernicus, ka konfirmuar në raportin e tij të fundit Global Climate Highlights se viti 2024 ishte më i nxehti i regjistruar.

Studimi zbulon një rritje prej 1.6 gradë Celsius (2.9 Fahrenheit) mbi kohërat paraindustriale  e përcaktuar si niveli midis 1850 dhe 1900. Më parë, 2023 ishte viti më i ngrohtë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në  konferencën ndërkombëtare të klimës në Paris në vitin 2015, 196 liderë botërorë ranë dakord të kufizojnë ngrohjen globale në jo më shumë se 2 gradë Celsius dhe të vazhdojnë përpjekjet për të mbajtur temperaturat nën 1.5 gradë (2.7 Fahrenheit).

Samantha Burgess, zëvendësdrejtoresha e C3S, tha në një deklaratë se bota tani "po zhytet në kufijtë e kalimit të nivelit 1.5 gradë".

Ajo shtoi se megjithëse mesatarja e  dy viteve të fundit e kishte tejkaluar tashmë kufirin , kjo nuk do të thotë se Marrëveshja e Parisit është thyer, pasi marrëveshja bazohet në një mesatare të llogaritur në dekada dhe jo në vite individuale. Por "kjo tregon trajektoren në të cilën jemi," tha ajo, duke na  paralajmëruar mbi ndikimet që mund të ndodhin.

Viti 2024 zyrtarisht më i nxehti i regjistruar deri më taniViti 2024 zyrtarisht më i nxehti i regjistruar deri më tani

ME TE LEXUARAT