Studimi: Personat që adhurojnë VIP-at janë më pak inteligjentë

Soft

Studimi: Personat që adhurojnë VIP-at janë më pak

Celebritetet e ekranit dihet që kanë miliona ndjekës prej famës, por një studim i fundit shkencor ka zhgënjyer shumë prej tyre, duke thënë se ata që kalojnë shumë kohë duke studiuar jetën e të famshmëve në media, shënojnë më pak pikë në testet konjitive të inteligjencës.

Raporti i revistës shkencore BMC Psychology shpjegonte se adhuruesit e të famshmëve kishin kapacitete më të ulëta intelektuale, edhe pse nuk ishte e qartë nëse kjo vinte nga sjellja e tyre në lidhje me personat e famshëm.

Studiuesit panë në sondazhin e tyre (online)  1,763 të rritur hungarezë në disa tipe testesh inteligjence, për të llogaritur dy aspekte të njohjes konjitive.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Një prej këtyre testeve kërkonte të llogariste “inteligjencën e kristalizuar” duke testuar fjalorin e tyre, ndërsa testimet dixhitale të simboleve u përdorën për të llogaritur atë që studiuesit quanin “inteligjenca fluide”.

Pjesëmarrësit plotësuan gjithashtu pyetësorin e Masës së Mendësisë së Celebriteteve, ku llogaritej fiksimi i tyre për të famshmit e ekranit dhe medias.

Njerëz që kishin tendencë të diskutonin me miqtë e tyre të njëjtat gjëra përfshiheshin në kategorinë e “e tifozëve social-zbavitës”. Niveli tjetër ishte ai “personal intensiv” dhe përfshinte fiksim të vazhdueshëm me celebritetet në fjalë.

Niveli më i rëndë i këtij fenomeni ishte ai që studiuesit quanin “thuajse patologjik” që ishin ata që do e konsideronin veten me fat nëse takonin VIP-in e tyre të preferuar dhe që nëse ai do t’i kërkonte të bënn diçka ilegale ata nuk do të hezitonin.

Studiuesit më pas tentonin të krahasonin nivelin e pasurisë së tyre materiale me vetëvlerësimin që kishin ndaj vetes.

Ata zbuluan se sa më i lartë ishte niveli i fiksimit me celebritetet aq më e reduktuar ishte si inteligjenca fluide dhe ajo e kristalizuar.

Studiuesit konfirmonin se kjo ishte e vërtetë edhe nëse merreshin në konsideratë faktorët demografikë.

Modelet lineare të regresit nuk arrinin të tregonin se kjo rënie e inteligjencës dhe aftësive konjitive ishte direkt e lidhur me aftësitë konjitive. Por autorët spekulonin se natyra e kësaj lidhjeje ishte reale dhe se fiksimi me celebritetet e botës së spektaklit gjymtonte aftësitë e ruajtjes së fokusit.

Ata sinjalizonin se njerëzit inteligjentë nuk kishin tendencë të adhuronin celebritete pasi i dallonin që ata ishin modele e strategji marketingu.

Rrjedhimisht u konkludua se nevojiten më shumë kërkime për të përcaktuar lidhjen mes celebriteteve dhe humbjes së inteligjencës së njerëzve  por ky adhurim ishte gjithsesi një faktor kontribues për reduktimin e aftësive personale konjitive pavarësisht faktorëve demografikë (arsimi, pasuria e mosha) edhe pse faktorë të tjerë mund të kenë dhe ato influencën e tyre, thonë studiuesit.

 

ME TE LEXUARAT