Studimi: Parandaloni sëmundjen e harresës me aktivitet fizik

Soft

AStudimi: Parandaloni sëmundjen e harresës me aktivitet fizik

ktiviteti fizik parandalon sëmundjen e harresës,trego një studim i fundit. I botuar në revistën “Journal of Alzheimers Disease”, ky studim mbështet teorinë se stërvitja aerobike mund të shërbej si mjet parandalues ndaj kësaj sëmundjeje, si dhe mund t’I zbus simptomat tek personat e diagnostikuar me Alzheimer.

Një grup të moshuarish të diagnistikuar me sëmundjen e Alzheimerit morën pjesë në studimin e fundit. Tek ata u shqyrtua mundësia nëse do të kishin më pak progresim të sëmundjes pas 6 muajve ushtrime aerobike, në krahasim me nivelin e pritur me të cilin sëmundje progreson zakonisht.

Studiuesit në fund të gjashtë mujorit të parë, vunë dukshëm se pacientët më sëmundjen e Alzheimerit, të cilët kishin bërë ushtrime aerobike gjatë gjashtë muajve, kishin një përparim shumë më të ngadalshëm të sëmundjes, në krahasim me pacientët e tjerë, të cilët nuk kishin bërë ushtrime.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Hulumtimi jonë tregon se ushtrimet aerobike 6- mujore arrijnë të ulin ndjeshëm rënien e aftësive njohëse, në krahasim me rrjedhën natyrore të kësaj sëmundjeje”, u shpreh Dr Fang Yu, autor I studimit.

Edhe studimet e tjera kanë treguar se ushtrimet aerobike duke përfshirë: çiklizmin, vrapimin dhe ecjen e shpejtë, kanë një ndikim tejet pozitiv si në parandalimin e sëmundjeve të ndryshme ashtu edhe në reduktimin dhe zbutjen e simptomave.

ME TE LEXUARAT