Si përfundim, çfarë vendosi Instagram për ndryshimet e reja në platformë?

Soft

Si përfundim, çfarë vendosi Instagram për ndryshimet e

Pas shumë kritikave në rrjetin social, përmendim këtu edhe motrat Kardashian, Instagram vendosi të tërhiqet për momentin nga ndryshimet.

Një version testues që e shndërronte Instagram-in në një format shumë të ngjashëm me aplikacionin TikTok, ishte gati të lançohej.

Si fillim do të shfaqeshin vetëm fotografi dhe video full-screen, mirëpo këto nuk do të jenë më të pranishme pas dy javësh dhe aplikacioni do të ulë gjithashtu numrin e postimeve të rekomanduara duke ndërhyrë në algoritmin e tij.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Jam tepër krenar që ne e ndërmorrëm këtë risk – nëse ne nuk rrëzohemi një herë, nuk po mendojmë me guximin dhe madhësinë e duhur.” tha CEO i Instagram Adam Mosseri.

Megjithatë ne na duhet të bëjmë një hap mbrapa dhe të rigrupohemi, kur të kemi mësuar mjaftueshëm, do të rikthehemi me disa ide të reja dhe inovative.”

Pakënaqësia për opsionet e reja të rrjetit social u pranua dhe nga vetë Mosseri.

Me dizajnin e ri, njerëzit ishin të frustruar, dhe të dhënat e përdorimit që ne shikonim e tregonin një gjë të tillë. Prandaj unë mendoj se do të na duhet të bëjmë një hap pas, të rigrupohemi dhe të zbulojmë mënyrën se si duhet të vazhdojmë përpara.”-tha CEO i Instagram.

ME TE LEXUARAT