Shqipëria e vitit 2023/ Zonja e ngarkuar me dru, burri e bën sehir duke pirë cigare
Gazetarja Alma Çupi ka publikuar një video e cila po bën namin në rrjet. Në të shfaqet një grua e cila, mbi kurriz ka vendosur një sasi të madhe dru zjarri, e ndërsa në anën tjetër shihen dy burra teksa pinë cigare.
“A i mban dot ato dru, si ti kanë lënë ty”, pyet gazetarja, ndërsa gruaja nga fshati Xibër i Matit vetëm buzëqesh.
Më pas kamerën e kthen tek dy burrat që ndodhen pranë zonjës dhe i drejtohet njërit prej tyre: "Po mirë, si ti pi cigare ajo mban drutë?"
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Në komentet në postim kanë vërshuar komentet negative ndaj burrit që pinte cigare dhe faktit sesi realiteti i gruas shqiptare nuk ka ndryshuar edhe pse jemi në 2023.