Sekreti i jetëgjatësisë: Ta ndryshojmë jetën në mënyrën e Hetem Ramadanit

Soft

Sekreti i jetëgjatësisë: Ta ndryshojmë jetën në

Krahas qasjes së meditimit, i cili prej tri dekadash i është bërë shprehi e përditshmërisë, sipërmarrësi i suksesshëm sjell prova sesi arriti të shëronte veten, por edhe të tjerët, pa asnjë lloj ndërhyrjeje dhe trajtimi me ilaçe.

Medituesi e studiuesi i fizikës kuantike e mjekësisë alternative, Hetem Ramadani, është i orientuar drejt një mënyre të shëndetshme jetese, e qasje ndaj shoqërisë dhe natyrës. Ai karakterizohet nga pasioni i kuptimit dhe shpjegimit përmes shkallëve të vetëdijes dhe energjisë, të fenomeneve të shumta që nga politika, e deri te shkenca.

Pas dekadash të tëra studime, mbi libra e kërkime shkencore, ai sot ka arritur në një përfundim, i cili hedh poshtë shumë teori të mjekësisë konvencionale. Sigurisht që z. Ramadani nuk i mbështet këto dije vetëm mbi fjalë, por edhe në fakte të vërtetuara.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ramadani është diplomuar për kimi dhe teknologji. Më vonë, ka vijuar dy vite studimi në Zagreb për toksikologji-patologji, rrezatim, ndotje akustike, etj. Gjithmonë interesi i tij ka qenë mjekësia, e cila u kthye në një shprehi jete për të, por, teoria e tij është: “Nuk ka rëndësi çfarë kemi mësuar dje, por çka dimë sot”.

Kudo që gjendet, ai është i rrethuar nga qindra e qindra libra e punime shkencore në fushën e shëndetit.

Në librin e tij të parë në bashkautorësi me kardiologun slloven Radovan Starc, “Shëndeti dhe suksesi nëpërmjet meditimit”, Ramadani ka bindjen se një përvojë vlen sa një mijë fjalë. E krejt libri përthekon përvojat e tij.

Vepra jashtëzakonisht tërheqëse dhe burimore, paraqet një risi radikale dhe qasje krejtësisht të re, kur flitet për kërkimin e harmonisë ndërmjet trupit, shpirtit dhe jetës shpirtërore të njeriut. E krejt libri përthekon përvojat e tij: Meditimi transcendental, një teknikë natyrore mendimi dhe mjet për relaksimin dhe komunikimin shpirtëror.

Ai sjell prova sesi arriti të shëronte veten pa asnjë lloj ndërhyrjeje dhe trajtimi me ilaçe, pas një aksidenti në ski, ku theu kockën e legenit. Në libër, paraqiten edhe shumë raste të tjera me probleme të rënda shëndetësore, të cilave zoti Ramadani u ka dhënë zgjidhje.

Ramadani argumentoi sesi nëpërmjet meditimit mund të shërohen edhe plagë e sëmundje e ndryshme, duke përmendur një nga sukseset e tij shërimin e Adem Demaçit, kur siç u shpreh ai, “mjekët i kishin dhënë vetëm dy vjet jetë dhe ai tashmë është shëndoshë e mirë”.

Duke dashur që me këto dije të ndihmojë shumë njerëz, që së pari të ruajnë shëndetin për gjithë jetën, e së dyti të mund të shërohen nëse janë prekur nga sëmundje të rënda, është i pari që ka përcjellë në Shqipëri dhe Kosovë meditimin transcendental, duke sjellë mësuesit më të mirë të meditimit nga shkolla e Maharishit, e duke financuar projektin.

“Teoria ime nënkupton që gjendja natyrore e njerëzve është të jenë të shëndetshëm. Pse nuk e kemi këtë gjendje natyrore? Pse vdesin njerëz të çdo moshe? Në mjekësi ekzistojnë 12 mijë sëmundje dhe po ta mirëmbajmë qelizën nuk sëmuremi kurrë. Mjekësia ka dështuar duke u marrë me gjene. Ushqimi është ajo lëndë që pas disa orëve bëhet mendim. Ato ushqime që kriojn natyra janë inteligjente. Atë që Zoti e ka krijtar në natyrë e di që i duhet njeriut. Nëse ne ushqehemi me ushqimet natyrore nuk sëmuremi.

Regjimi i jetës së tij bazohet tek ushqimet, aktiviteti fizik dhe meditimi. Ai argumenton se, natyra e ka pajisur trupin tonë me një megafarmaci, të cilën mund ta aktivizojmë nëse zbatojmë regjimin që zbaton ai vetë.

“Regjimi që unë përdor për vete, siç e thashë edhe më lart, është mjekësia e së ardhmes, mjekësia funksionale, e cila përqendrohet në mënyrën se si funksionon trupi, nuk merret me simptomat dhe organet, por me organizmin. Domethënë, jo me pasojat, por me shkakun. Kështu, ne bëjmë të mundur që të plakemi të rinj e të jetojmë shëndetshëm deri në 140 vjet.

Hetem Ramadani ka një dashamirësi të natyrshme. Nuk sforcohet shumë për të qenë vetvetja. Ai, e pranon se shumë njerëz nuk e kanë besuar. Por ka edhe nga ata që e kanë quajtur heroi, Zoti i tyre.

ME TE LEXUARAT