Puthuni sa më shumë nëse doni të mbroni dhëmbët tuaja

Soft
Puthuni sa më shumë nëse doni të mbroni dhëmbët

Një dentist ka inkurajuar njerëzit të kalojnë katër minuta në ditë duke u puthur për të mbajtur larg problemet e dhëmbëve.

Dr Khaled Kasem sugjeroi se puthja mund të jetë e dobishme për shëndetin oral, sepse stimulon prodhimin e pështymës, e cila arrin të neutralizojë acidet në gojë.

“Përfitimi i puthjes është se prodhon më shumë pështymë në gojë.

Pështyma është e rëndësishme sepse ndihmon të përtypni, gëlltisni, lufton mikrobet dhe parandalon erën e keqe të gojës – gjë që është ideale kur puthni!”, shpjegoi ai se pse puthja duhet të jetë praktikë e përditshme e kujdesit dentar.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Pështyma gjithashtu neutralizon acidet në dhëmbë, duke ulur rrezikun e prishjes së tyre.

Gjatë një puthjeje, shkëmbimi i pështymës stimulon sistemin imunitar për të prodhuar më shumë antitrupa për të mbrojtur trupin nga sëmundjet.

ME TE LEXUARAT