Parashikimet e frikshme të Nostradamusit për vitin 2022

Soft

Parashikimet e frikshme të Nostradamusit për vitin 2022


Michel de Nôtre-Dame, i quajtur edhe Michel Nostradame, i njohur si Nostradamus, ishte një mjek dhe fallxhor francez, i njohur më së shumti për librin e tij Les Proféties (Profecitë), një koleksion prej 942 strofash poetike që supozohet se parashikojnë ngjarje të ardhshme.

“Rreth qytetit të madh, do të ketë ushtarë të vendosur në fusha dhe periferi”, është një nga parashikimet e Nostradamusit dhe reflektimi aktual i kësaj profecie do të ishte qyteti i Kievit, i cili është rrethuar nga trupat ruse.

Këto profeci dolën në dritë në vitin 1555, në Lion. Janë poezi të shkruara në terma enigmatikë, që synonin të lajmëronin ngjarjet e së ardhmes së afërt në Francë dhe në mbarë Evropën.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Pas vdekjes së tij në 1566, Nostradamusi është kujtuar gjithmonë si një astronom dhe parashikues i së ardhmes. Veprat e tij kanë tërhequr lexuesit në kërkim të parashikimeve të supozuara të ngjarjeve historike që kanë ndodhur shekuj më vonë.

Parashikimet në lidhje me ndryshimet klimatike janë gjithashtu diçka për t’u marrë parasysh. “Për 40 vjet, ylberi nuk do të shihet; për 40 vjet do të shihet çdo ditë; toka e thatë do të bëhet më e thatë; dhe do të ketë përmbytje të mëdha”. Gjatë këtij viti India, Bangladeshi, Brazili apo Kina kanë pësuar përmbytje të rënda. Përmbytjet në Afganistan lanë rreth 400 të vdekur.

Vdekja e papritur e personazhit të parë do të ndryshojë dhe do të vendosin një tjetër në mbretërinë e tij”. Diçka që ende nuk mund t’i atribuohet asnjë ngjarjeje këtë vit.

Vdekja e natyrës

“Peshqit e gjallë të Detit të Vdekur gati do të ziejnë”. Megjithëse parashikimet e Nostradamusit ishin për Detin e Vdekur, shumë e kanë lidhur këtë profeci me Kanadanë, e cila përjetoi një situatë të tillë me midhjet, që nuk i rezistuan temperaturave deri në 50 gradë.

Çmimi i lartë i grurit

“Mjalti do të kushtojë shumë më tepër se dylli i qiririt; shumë i lartë çmimi i grurit”. Një parashikim që lidhet drejtpërdrejt me luftën në Ukrainë, pas pushtimit të Rusisë në shkurt, dhe që po prek të gjithë botën.

ME TE LEXUARAT