Njerëzit obezë mund të kenë nevojë për një dozë të tretë të vaksinës Pfizer!

Soft

Njerëzit obezë mund të kenë nevojë për njëMjekët italianë dhe shkencëtarë të tjerë thonë se, sipas hulumtimit nga profesionistë të shëndetit të cilët zhvilluan vaksinën koronavirus Pfizer / BioNTech, njerëzit obezë prodhuan vetëm rreth gjysmën e antitrupave që prodhon një njeri normal në peshë, pas dozës së dytë të vaksinës.

Megjithëse është shumë herët për të nxjerrë një konkluzion në lidhje me efektivitetin e vaksinës tek njerëzit obezë, kjo me siguri do të thotë që ata mund të kenë nevojë për një dozë të tretë për t’u siguruar që ata kanë mbrojtje të përshtatshme kundër koronavirusit. Studimet e mëparshme kanë treguar se mbipesha (indeksi i masës trupore mbi 30) rrit rrezikun e vdekjes nga Covid-19 me gati 50% , si dhe rrezikun, pas infektimit, të shtrimit në spital me 113%. Kjo është pjesërisht për shkak të faktit që njerëzit obezë shpesh kanë sëmundje të tjera themelore, të tilla si sëmundje të zemrës ose diabet tip 2, shkruajne mediat e huaja. Gjithashtu, mbipesha mund të shkaktojë ndryshime metabolike, të tilla si inflamacion dhe rezistencë ndaj insulinës, që e bëjnë më të vështirë për trupin të luftojë Covid -19

ME TE LEXUARAT