Në kërkim për mashtrimin miliarda dollarësh, rishfaqet papritur ‘Mbretëresha e kriptove’
Pas 5 viteve në hije, Ruja Ignatova, mashtruesja e kriptomonedhave që së bashku me bashkëpunëtorin e saj Sebastian Greenëood akuzohet për vjedhjen e 4 miliardë Dollarëve nga investitorët, është kthyer.
Ignatova, e njohur si “Mbretëresha e kriptove” është shfaqur muajin e kaluar në një dokument pronësie të qeverisë britanike si pronare e një rezidence luksoze në Londër, të regjistruar së fundmi, e cila sipas Decrypt, është blerë nga një shoqëri të quajtur Abbots House Penthouse Limited.
Ndonëse Ignatova e ka blerë pronën nën emrin e kësaj kompanie në vitin 2016, një ligj i ri britanik kërkon që përfituesve të shoqërisë t’iu shkruhet emri i plotë që të finalizohet blerja.
Merr lajme ekskluzive në Viber
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.
Në fjalë të tjera, duket sikur Igantova,e cila nuk është parë prej 5 vjetësh, është detyruar të dalë nga vendi ku është fshehur dhe të nxjerrë në shitje pronën miliona Dollarëshe në Londër. Fatkeqësisht për “Mbretëreshën e kriptove”, listuesi i pronave e hoqi apartamentin nga tregu i shitjeve sapo zbuloi që shitësi i tij ishte një mashtruese globale.
“Kjo tregon që është ende gjallë”, tha Jamie Bartlett i cili drejton një emision në “BBC” të quajtur “Mbretëresha e humbur e kriptomonedhave”. “Ka dokumente diku atje jashtë që përmbajnë të dhëna kyçe për vendndodhjen e saj të fundit”, shton ai.
Ruya Ignatova vijon të jetë e vetmja femër në listën e 10 njerëzve më të kërkuar të FBI. Si rregull i përgjithshëm, 5 vite është një kohë e gjatë qëndrimi jashtë radarit të autoriteteve.