Ç’ndodh nëse “i vëmë flakën” borës? Sfida e TikTok-ut që po i çmend të gjithë

Soft

Ç’ndodh nëse “i vëmë flakën”


Platforma TikTok-u është i mbushur me video nga më të çuditshmet, që kthehen shumë shpejt në video virale.

Një mot i pazakontë ka prekur Teksasin në Shtetet e Bashkuara, me reshje të dendura bore, kaq ka mjaftuar që TikTok-sat të hidhen në aksion për të sjellë video pikante.

Ajo që do të niste si një postim i zakonshëm, do të kthehej shumë shpejt në virale.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Çfarë ndodh nëse “i vëmë flakën” borës?

“Bora është fallso”, shkruajnë ata teksa postojnë videot ku përpiqen t’i vënë flakën borës, ose të përdorin tharëse flokësh për ta shkrirë atë, por nuk ndodh asgjë.

Me këto postime, thjesht kanë ngritur një tjetër teori konspirative.

Çfarë thotë shkenca?

Astronomi dhe blogeri shkencor Phil Plait e shpjegon këtë “fenomen”.

Shumë nga përdoruesit duket se presin që topi i dëborës të shkrihet nga flaka më lehtë siç do të bënte një kub akulli. Sidoqoftë, akulli dhe bora kanë veti të dallueshme fizike, gjë që i bën ata të reagojnë në nxehtësi ndryshe.

Bora përbëhet nga pikat e ujit të ngrirë që kanë rënë në Tokë. Kur bora kompresohet në topa bore, ka shumë hapësirë ??midis kristaleve, duke i bërë ato të butë dhe poroz.

Çakmakët zakonisht ushqehen nga butani, i cili përbëhet nga karboni dhe hidrogjeni. Kur ndizet një çakmak, molekulat e butanit reagojnë me oksigjenin në ajër, duke lëshuar energji si nxehtësi.

Megjithatë, shpjegoi Plait, reagimi nuk është i përsosur, dhe disa nga molekulat e karbonit nga butani lidhen me njëra-tjetrën për të formuar blozë.

“(Bloza), vendoset vetë në topin e dëborës duke e bërë atë të bëhet e zezë,” tha ai.

Nuk ka asgjë të çuditshme ose artificiale në dëborë, me pak fjalë.

ME TE LEXUARAT