Mos e neglizhoni këtë këshillë, përdorimi i kufjeve rrezikon shëndetin tuaj

Soft

Mos e neglizhoni këtë këshillë, përdorimi i kufjeve

Përdorimi i kufjeve është cilësuar gjithmonë një rrezik nga mjekët dhe njerëzit pavarësisht se janë në dijeni, vazhdojnë ta kenë si aksesorin më të rëndësishëm në çantë. Një mjek në Vietnam, Dr Cuong ka treguar shumë raste të pacientëve të tij. Ai tregoi se ka gjetur me dhjetëra në dukje si kërpudha të imëta duke u rritur brenda veshëve të një pacienti. Ky i fundit kishte shkuar tek mjeku pasi kishte kruarje tek veshët.

Mjeku Cuong  regjistroi pamjet e fenomenit në fjalë përmes një endoskopi. Ai tha se i hoqi kërpudhat dhe se pacienti do të shërohet brenda pak ditësh. Ky shqetësim është quajtur otomikozë, mund të shkaktohet nga notimi në zona tropikale. Është më e zakonshme tek njerëzit me diabet ose disa gjendje të tjera. Sidoqoftë, siç zbuloi pacienti në Vietnam, bakteret dhe kërpudhat mund të përhapen duke ndarë gjëra që hyjnë brenda veshëve tuaj.

ME TE LEXUARAT