Momenti kur përplaset jahti 75 milionë euro
Lajmifundit
/
28 Shkurt 2021, 08:40
Soft
Momenti kur një superjaht me vlerë 75 milionë euro është përplasur në një liman të vogël në Karaibe u filmua nga të pranishmit.
Jahti 72 metra i gjatë, që i përket miliarderit Hans Peter Wild, pësoi dëmtime të shumta, pasi nuk u ankorua si duhej për shkak të një keqfunksionimi kompjuterik.
Wild vlerësohet sipas “Forbes” të ketë një pasuri prej 2 miliardë eurosh. Mjeti luksoz ishte duke u përpjekur të ankorohej në Simpson Bay, në ishujt St. Marten, kur pësoi aksidentin në fjalë./a2 cnn