Molla e quajtur “Diamant të zi”, një copë kushton 6 euro e 60 cent

Soft

Molla e quajtur “Diamant të zi”, një copë kushton 6

Mollët kanë zakonisht ngjyrë të kuqe, të gjelbër dhe të verdhë por ka edhe me tre ngjyrat e kombinuara, megjithatë ato mund të kenë edhe ngjyrë vjollcë dhe kuqe të mbyllur.

Të paktën kështu përshkruhet lloji i mollëve të zeza “diamant” që rriten në kodrat e Tibetit dhe duken magjike, sa që shumë persona mezi besojnë që ekzistojnë, transmeton Telegrafi.

Pjesa e jashtme e tyre shkëlqen dhe ka ngjyrë pothuajse të zezë dhe për këtë quhen diamante të zinj. '

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Janë temperaturat e larta që i ka bërë këto molla që ngjyrën e kuqe ta shndërrojnë në të zezë, por rol të madh luan edhe lartësia mbidetare prej 3,100 metrave në provincën Ningch ku edhe rriten,dhe temperaturat dallojnë shumë gjatë natës dhe ditës.

Këto karakteristika gjeografike e bëjnë këtë zonë si vendi ideal për kultivimin e mollëve të zeza “diamant”.

Kultivimi i tyre ka filluar në Tibet që nga viti 2015, e siç raportojnë mediat lokale temperaturat e ulëta gjatë natës janë të nevojshme që lëkura e mollës të merr këtë ngjyrë.

Por, është interesant se si vetëm 30 për qind e këtyre mollëve plotësojnë standardet për shitje, për shkak se nuk e marrin plotësisht ngjyrën e kërkuar nga blerësit.

E për shkak të sasisë së vogël ato blihen në markete ekskluzive të Pekinig, Shangait, Guangzhoi dhe Sengen.

Ato zakonisht shiten në paketime prej 6 deri në 8 copë, kurse çmimi për një mollë është 6 euro e 60 cent.

ME TE LEXUARAT