Lojtari i Premier League përfundon pas hekurave, akuzohet për...

Soft

Lojtari i Premier League përfundon pas hekurave, akuzohet për...

Nuk kanë fund rastet e futbollistëve që përfundojnë pas hekurave apo janë të dyshuarit kryesorë kur vjen puna të skandalet në lidhje me abuzimet seksuale apo përdhunimet.

Pikërisht, si i dyshuar kryesor i një përdhunimi ka përfunduar një lojtar i Premier League që ende nuk i është publikuar identiteti.

Ai është ndaluar nga policia e cila po heton për të nxjerrë në pah të vërtetën.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Përdhunimi ka ndodhur në muajin qershor të vitit 2022 ndërsa bëhet fjalë për një futbollist të moshës 22-vjeçare, teksa është e paqartë nëse lojtari do të ketë mundësinë të grumbullohet me klubin e tij në datën pesë gusht kur do të rinisë edhe faza përgatitore për sezonin e ri.

Ndërkaq, The Telegraph ka komunikuar edhe me klubin pjesë e të cilit është futbollisti i akuzuar, megjithatë drejtuesit kanë preferuar të qëndrojnë në heshtje në pritje të të gjithë verifikimeve.

ME TE LEXUARAT