Ky “zakon” është po aq i dëmshëm sa pirja e 15 cigareve në ditë

Soft

Ky “zakon” është po aq i dëmshëm sa pirja e 15

Vetmia rrit rrezikun e vdekjes së parakohshme me 26 për qind, sipas një studimi të Universitetit Birgam Young, të botuar në revistën Perspectives on Psychological Science.

Izolimi social dhe mungesa e lidhjeve sociale e rrisin edhe më shumë këtë rrezik, prandaj ekspertët besojnë se vetmia mund të jetë po aq e keqe për shëndetin e njeriut sa obeziteti apo pirja e duhanit.

Shkencëtarët kanë bërë një dallim mes njerëzve që ndihen të vetmuar dhe atyre që realisht nuk kanë kontakt me botën e jashtme. Studimi tregoi se grupet e rrezikut përfshijnë ata që janë vetëm, por ndihen të lumtur, si dhe individë që kanë shumë kontakte sociale, por ndihen të vetmuar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.


Nëse u themi njerëzve të shoqërohen më shumë me të tjerët, kjo mund të zgjidhë problemin e izolimit social, por jo ndjenjën e vetmisë. Pikërisht për këtë duhet të pranojmë që të dyja kategoritë janë njësoj të rëndësishme, pohon drejtuesi i studimit, Julien Holt-Lanstad.

Ekspertët pohojnë se zhvillimi i teknologjisë ndikon në faktin që një numër në rritje i njerëzve në botë jetojnë në izolim social dhe se ata kanë gjithnjë e më pak lidhje ballë për ballë. Nga ana tjetër, hulumtimet kanë treguar se krijimi i miqësive dhe marrëdhënieve romantike redukton stresin, përmirëson imunitetin dhe i jep jetës më shumë kuptim.

Çelësi është të ruani marrëdhënie kuptimplota dhe të ngushta me të dashurit, si dhe të keni një jetë të pasur shoqërore, këshillon Dr. Holt-Lanstad.

ME TE LEXUARAT