Kujdes! Nëse pini kaq filxhanë kafe, rrezikoni jetën

Soft

Kujdes! Nëse pini kaq filxhanë kafe, rrezikoni jetën

Të gjithë ata që pinë shumë kafe gjatë ditës, duhet ta kenë parasysh që mos të arrijnë shifrën e 70 filxhanëve me kafe, sepse kjo masë mund tu shkaktojë vdekjen.

Kafeina e shumtë mund të ju shkaktojë tension në zemër dhe sulm kardiak.

Njeriu mund të pijë afro 3 filxhanë të mëdhenj me kafe çdo orë përgjatë ditëve dhe netëve pa u ndalur, që të arrijë limitin vdekjeprurës.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Por cilat janë disa efekte kryesore pozitive të të pirit kafe?

1.Ju mund të jetoni më gjatë.

Studime të kohëve të fundit kanë zbuluar se konsumuesit e kafes kanë më pak gjasa të vdesin nga disa nga shkaqet kryesore të vdekjeve në gra: sëmundjet koronare të zemrës, goditjeve në tru, diabeti dhe sëmundjet e veshkave.

2.Trupi juaj mund ta përpunojë glukozën(apo sheqerin) më mirë.

Kjo është teoria pas studimeve që nxorën që njerëzit që pijnë më shumë kafe kanë më pak gjasa të preken nga tipi 2 i diabetit.

3.Ka më pak mundësi që të zhvilloni insufiçiencë kardiake.

Pirja e një deri në dy filxhana kafeje në ditë mund të ndihmojnë të ruheni nga insufiçienca kardiake, kur një zemër e dobësuar ka vështirësi të pompojë mjaftueshëm gjak për trupin.

4.Ka më pak mundësi të prekeni nga sëmundja e Parkinsonit.

Kafeina jo vetëm që lidhet me një shans më të ulët për të zhvilluar sëmundjen e Parkinsonit por mund të ndihmojë gjithashtu ata persona që janë të prekur që të kontrollojnë më mirë lëvizjet e tyre.

5.Mëlçia juaj do ju falenderojë.

Si kafja e dekafeinuar dhe ajo e zakonshmja duken të kenë efekt pozitiv për mëlçinë tuaj. Studimet tregojnë se konsumuesit e kafesë kanë më shumë mundësi ti kenë nivelet e enzimave të mëlçisë në një shkallë më të shëndetshmë se sa ata që nuk konsumojnë kafe.

6.ADN juaj do të jetë më e fortë.

Kafeja e pjekur e errët ul thyerjet e fijeve të AND, që ndodhin në mënyrë rë natyrshme por që mund të çojë në zhvillimin e kancereve apo tumoreve nëse nuk riparohet nga qelizat.

ME TE LEXUARAT