Kuajt e ushtrisë arratisen nga kampi, plagosin pesë persona në qendër të Londrës

Soft

Kuajt e ushtrisë arratisen nga kampi, plagosin pesë persona në

Kuajt e ushtarisë britanike të arratisur nga vendi i mbajtjes se tyre kaluan nëpër Londrën qendrore duke plagosur pesë persona gjatë orës së pikut të mëngjesit të mërkurën.

Telegraph, raortoi se pesë kuaj nga Kalorësia dulen ne rruge pas stërvitjes së mëngjesit në Belgravia. 

Tre trembur nga disa zhurma te punimeve te ndertimit prane kampit ku mbaheshin, kuajt kaluan nëpër rrugë, duke u përplasur me një autobus dykatësh dhe një transportues njerëzish Mercedes-Benz. 

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Dëshmitarët në rrugën prane Pallatit Buckingham treguan se panë një ushtarak teksa u plagos pasi u hodh nga kali dhe një nga kafshët që përplasej me një taksi që priste jashtë hotelit Clermont ku iu thyen xhamat.

Kuajt e ushtrisë arratisen nga kampi, plagosin pesë persona në

Pamjet e kapura nga kalimtarët treguan një kalë gri të njollosur me gjak duke galopuar nëpër trafikun rreth Tower Bridge dhe Strand. 

Ekuipazhet e ambulancës trajtuan katër persona në tri incidente të veçanta në Buckingham Palace Road, sheshin Belgrave dhe në kryqëzimin e Chancery Lane dhe Fleet Street, në hapësirën prej vetëm 10 minutash.

I pesti i plagosur eshte nje nga ushtaraket. Të gjithë kuajt janë gjetur në Limehouse, në lindje të Londrës dhe jane derguar ne vendin e tyre te mbajtjes ne kampin ushtarak.

I mbajtur në anë të rrugës nga disa oficerë, kali i bardhë filloi të rrjedh dhe u trajtua nga veterinerët në vendngjarje. 

Kuajt e lënduar u panë një veteriner dhe tani janë kthyer në kampin e ushtrisë.

 

ME TE LEXUARAT