Konsumimi i tepërt i qumështit të “vret”, mjekët ngrenë alarmin: Ja sa duhet të pini në ditë

Soft

Konsumimi i tepërt i qumështit të “vret”, mjekët

Konsumimi i qumështit është një këshillë e dhënë nga mjekët, sidomos në mëngjes, por studimi i fundit ka shokuar të gjithë. Thuhet se konsumimi më shumë se 240 ml në ditë, na shkatërron.

Në revistën “British Medical Journal” është publikuar studimi në të cilën është zbuluar që tri e më shumë gota qumësht në ditë mund të shtojnë rrezikun nga thyerja e eshtrave te femrat për 16 për qind.

Rreziku i thyerjes së eshtrave rritet me konsumimin e shpeshtë të qumështit për shkak të sheqerit dhe galaktozës të cilat gjenden në laktozë. Konsiderohet që laktoza përkeqëson stresin dhe shkakton inflamacione kronike.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas një studimi tjetër, të botuar në The American Journal of Clinical Nutrition, një numër më i lartë i frakturave të kockave janë raportuar te të moshuarit, veçanërisht në vendet me konsum të lartë të produkteve të qumështit, proteinave shtazore dhe kalciumit.

Produktet e qumështit gjithashtu përmbajnë acide yndyrore të ngopura që intensifikojnë inflamacionin, dhe gjithashtu kontribuojnë në rritjen e kolesterolit dhe rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

ME TE LEXUARAT