Kolla që ju la Covid-19 nuk po ju lëshon? Lexoni përbërësit e shurupit natyral që do ju shpëtojë

Soft

Kolla që ju la Covid-19 nuk po ju lëshon? Lexoni

Të vuash nga kolla këto kohë është frikë, pasi është simptoma e parë e Covid-19, por, duhet një mënyrë që ta heqim. Sigurisht që vizita tek mjeku dhe shurupi që mjekët duhet të jetë plani A, por, nëse nuk dëshironi më medikamente, karrota dhe mjalti në shtëpi do ju shërojë.

Karrotat dhe mjalti; karrotat janë perime tepër të shëndetshme për organizmin, të pasura me vitaminë A e cila forcon sistemin imunitar dhe përmirëson shikimin. Vitamina A është e rekomandueshme edhe kundër sëmundjeve që prekin rrugët e frymëmarrjes.

Ajo qetëson simptomat e azmës dhe trajton probleme të tjera shëndetësore me mushkëritë. Karrotat përmbajnë edhe vitaminë B6 dhe beta karoten. Mjalti nga ana tjetër ka fuqi të jashtëzakonshme kundër baktereve, është efikas kundër kollës dhe sëmundjeve të tjera të rrugëve të frymëmarrjes.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Përbërësit: Gjysëm kilogramë karrota, 3-4 lugë gjelle mjaltë

Përgatitja: Preni karrotat në copa të vogla dhe vendosini në një tenxhere. Mbusheni atë me ujë dhe vendoseni në zjarr. Lërini karrotat të ziejnë  deri sa të jenë plotësisht të buta. Hiqini karrotat nga tenxherja dhe më pas shtypini me një pirun.

Në ujin e karrotave shtoni mjaltin dhe më pas purenë e karrotave. Përziejini në një mikser deri sa të përfitoni një masë homogjene. Shurupin ruajeni në frigorifer për deri në 3 ditë. Ekspertët rekomandojnë konsumin e 3-4 lugëve gjelle në ditë.

ME TE LEXUARAT