Hetem Ramadani : Njerëz të sëmurë me kancer janë shëruar me regjimin tim
Hetem Ramadani, biznesmeni dhe sipërmarrësi i njohur për stilin e tij të jetesës dhe pasionit për shëndetin, ishte i ftuari i “Shije Shtëpie” në Tv Klan për të trajtuar disa tema. Kanceri, diabeti apo ushqimet e shëndetshme ishin disa prej problemeve të shëndetit që u cekën, për të cilat Ramadani nuk hezitoi të ndante disa këshilla. Sipas tij, kanceri është i kurueshëm nëse ndiqet një stil i caktuar jetese, por duhet theksuar se metodat e tij nuk janë të provuara shkencërisht.
Hetem Ramadani: Unë kam X raste, nuk po flas në shtëpinë time, brenda mureve të një shtëpie ku nuk dëgjohet zëri, kam thën që kanceri është i kurueshëm, mund të kthehet. Nuk e kuron Hetem Ramadani kam thënë, Hetem Ramadani jep këshilla, sugjerime. Ne kemi shumë pak informata për ushqimin e shëndetshëm ose ato që përmenda, për terapinë e dritës, frymëmarrjen, lëvizjen, të cilat ndihmojnë për të rregulluar hormonet.
Te gratë për shembull, një ushqim apo lëvizja, ngritja e peshave për të rregulluar hormonet që janë burim i kancerit, estrogjeni e progesteroni etj, mund të rregullohen me anë të lëvizjes e ngritjes së peshave. Prandaj, nëse kombinohen të gjitha këto, prapë e bëj publike, mund të kurohet, kam rast në familje dhe kam X raste nëpër botë, shqiptarë ose në Gjermani e Amerikë ku njerëz të sëmurë me kancer prostate, lukthi ose zorre të trashë, janë shëruar me regjimin tim.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Kombinimi i meditimit, i lëvizjeve ose aktivitetit fizik, terapisë së frymëmarrjes, dalja në natyrë, ecja, vrapimi, sauna, terapia e ftohtë, e ngrohtë që i kam përdorur te ky i afërm në shtëpinë time, është shëruar nga kanceri në gji në metastazë, është kancer agresiv.