Gabimet që bëni në kujdesin e shëndetit të dhëmbëve
Goja është e mbushur me baktere që ngjiten tek dhëmbët tuaj dhe nëse nuk i largoni, shëndeti juaj do të jetë në rrezik.
Teknika e duhur e larjes së dhëmbëve luan një rol shumë të rëndësishëm.
Nëse nuk i pastroni në mënyrën e duhur, kjo mund të bëjë që bakteret të dëmtojnë mishrat e dhëmbëve.
Merr lajme ekskluzive në Viber
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.
Pastroni vetëm dhëmbët
Një nga gabimet më të zakonshme në teknikën e larjes është përqëndrimi në pjesën e sipërme të dhëmbëve.
Ju duhet të përqendroheni në vijën midis mishit dhe dhëmbëve.
Sepse kjo është zona ku rriten shumica e baktereve që mund të shkaktojnë sëmundje të ndryshme si gingiviti.
Përdorimi i një furçe me fije të forta
Fijet e forta mund t’i konsumojnë mishrat e dhëmbëve, veçanërisht kur i përdorni për një kohë të gjatë.
Një furçë me fije të buta është më e mirë për mishrat e dhëmbëve.
Nuk përdorni fillin dentar
Shoqata Amerikane e Stomatologjisë (ADA), rekomandon që dhëmbët të pastrohen me fill dentar një herë në ditë.
Kjo është një mënyrë shumë e mirë për të larguar bakteret e grumbulluara dhe për të parandaluar formimin e pllakave tek dhëmbët.
Para gjumit, pastroni me fill dentar hapësirat midis dhëmbëve dhe më pas lajini ato si zakonisht me furçë.
Kohëzgjatja e pastrimit nuk është e mjaftueshme.
Kohëzgjatja e saktë e larjes së dhëmbëve sipas stomatologëve është dy minuta.
Një person mesatar i pastron dhëmbët rreth 30 sekonda, gjë që nuk është e mjaftueshme.
Nga filli dentar, tek larja e dhëmbëve me furçë dhe shpëlarja me gargarë, duhet të zgjasë dy deri në pesë minuta.
Pasta e dhëmbëve nuk përmban fluoride
Fluori ka marrë një reputacion të keq vitet e fundit për shkak të sigurisë së tij.
Sidoqoftë, fluori është përbërësi aktiv terapeutik që mbron dhëmbët dhe kur përdoret siç duhet pasta me fluor është e sigurt.
Nuk i pastroni dhëmbët rregullisht
Shumica e dentistëve rekomandojnë pastrimin e dhëmbëve të paktën dy herë në ditë, në mëngjes dhe në darkë.
Megjithatë edhe nëse nuk e ndiqni këtë rregull është e rëndësishme t’i pastroni para se të flini.