Falin edhe gabimet më të mëdha, shenjat e zodiakut që i japin një shans të dytë ish-it
Ekzistojnë tri shenja të zodiakut që e urrejnë të jetojnë në një mosmarrëveshje të gjatë me miqtë, partnerët apo kolegët dhe janë gati që të japin një shans të dytë për të përmirësuar situatat.
Njihuni me këto shenja:
Dashi
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Dashi do t’i japë dikujt një shans të dytë sepse ata e ndjejnë që janë përkushtuar bindshëm në një debat dhe janë gati për një raund të dytë deri në rregullimin e gjërave.
Ata e shohin grindjen si një gjuhë dashurie. Të lindurit e kësaj shenje janë impulsivë dhe pasionantë, kështu që do t’i japin një tjetër shans personave më të cilët janë konfliktuar si një mënyrë për të gjetur zgjidhje për problemet e krijuara.
Ujori
Ujorët jetojnë duke i mbajtur gjërat sa më të thjeshta. Asgjë nuk është e pafalshme për të lindurit e kësaj shenje, madje edhe nëse partneri/ja i tradhton, ata do e gjejnë një mënyrë për ta kuptuar këtë. Ata janë të gatshëm të harrojnë problemet dhe të falin.
Peshqit
Pas një ndarjeje, një Peshk do të shtrihet në shtrat, do të dëgjojë muzikë romantike dhe do të qetësohet duke qarë teksa pret një mesazh faljeje nga ish-i.
Në momentin që mesazhi vjen, ata e kanë të pamundur ta injorojnë, ndaj janë gati që të japin një shans të dytë. Peshqit priren të jenë një nga shenjat që falin më shumë në horoskop, nuk duan mosmarrëveshje dhe inate të zgjatura.
Kjo është arsyeja pse ata e kanë të lehtë t’i falin ish-et e tyre, edhe pas gabimeve të mëdha.