Dhimbja tensive e kokës, si ta trajtoni pa ilaçe

Soft

Dhimbja tensive e kokës, si ta trajtoni pa ilaçe
Dhimbja tensive e kokës konsiderohet një lloj dhembje koke që përfshin ose ka origjinën nga muskujt.

Është lloji më i zakonshëm i dhembjes së kokës, por te disa persona për shkak të shpeshtësisë dhe intensitetit të dhembjes bëhet aq problematike sa e bën të domosdoshme konsultën me mjekun.

Llojet

– Dhimbja tensive episodike e kokës
– Dhimbja tensive kronike e kokës
– Në disa raste bëhet konstante në jetën e pacientit, mund të jetë më e durueshme, por nuk zhduket kurrë plotësisht

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Cilat janë simptomat e dhimbjes tensive?

– Ndjesi tensioni në kokë
– Dhimbja tenton të vendoset në të dyja anët e kokës dhe shpesh përhapet në qafë ose e kundërta
– Dhimbja është zakonisht e moderuar ose e lehtë, por mund të jetë edhe mjaft e fortë duke penguar aktivitetet e përditshme
– Ndjeshmëri e lartë ndaj dritave dhe zhurmave të forta në disa persona, të cilët ankohen për mungesë oreksi

Shkaqet

Shkaqet shfaqen shumë të ndryshme, por megjithatë disa faktorë janë më të rëndësishëm se të tjerë:
– Tensioni emocional: mund të jetë ankthi apo stresi
– Tensioni fizik në muskujt e kokës ose qafës që mund të jetë shkaktuar nga qëndrimi i gabuar (psh për shkak të punës në kompjuter)

Ҫfarë mund të na ndihmojë?
– Ҫlodhja
– Menaxhimi i stresit
– Aktiviteti i rregullt fizik
– Kurimi i depresionit
– Përdorimi i medikamenteve me këshillën e mjekut.

 

ME TE LEXUARAT