Brenda hapësirës sekrete të piramidës së Gizës, shkencëtarët “futen” për herë të parë
Shkencëtarët kanë arritur të kenë pamje për herë të parë nga një hapësirë sekrete në piramidën e Madhe të Gizës në Egjipt, e ndërtuar rreth 4500 vjet më parë.
Video të marra nga një endoskop tregojnë pamjen e brendshme të hapësirës rreth 9 metra të gjatë dhe 2,1 metra të gjerë.
Merr lajme ekskluzive në Viber
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.
Shkencëtarët janë shprehur se ajo mund të jetë krijuar për të shpërndarë peshën e piramidës rreth hyrjes.
Kjo hapësirë është zbuluar për herë të parë në vitin 2016 ku u përdor një teknikë imazherike e quajtur muografi.
Pamjet e publikuan për herë të parë në një konferencë të mbajtur këtë të enjte pranë piramidës.
Aty dukej një korridor i zbrazur me mure prej blloqesh guri të gdhendur dhe një tavan guri i harkuar.