Arbërishtja, gjuhë e njohur evropiane!

Soft

Arbërishtja, gjuhë e njohur evropiane!

Sipas një burimi bullgar, të viteve 927-1014, arbërishtja ishte ndër gjuhët e njohura evropiane të asaj kohe!

Krahas kronikave të Raguzës, të cilat njoftojnë fuqishëm praninë e arbërve në territoret e tyre etnike gjatë shekujve V-XI, një njoftim tjetër për të njëjtin problem është burimi që fshihet në një tekst të vjetër bullgar, që daton nga koha e Pjetrit, Borisit ose Samuilit, perandorë bullgarë (927-1014).

Dokumenti në fjalë është riprodhuar edhe në një dorëshkrim cirilik të shekullit të 17-të (1628).

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në fakt, është një fragment i marrë nga një legjendë e periudhës së perandorëve bullgarë të përmendur më sipër, ku autori përpiqet në formë pyetje-përgjigje të shpjegojë origjinën e popujve dhe gjuhëve të Evropës së asaj kohe, shkruan historiani Jahja Drançolli.

Së këtejmi, autori i këtij burimi të rrallë edhe për historinë tonë të lashtë, e kishte ndarë qytetërimin botëror dhe në veçanti atë evropian në shtatëdhjetë e dy gjuhë dhe tre kategori fetare: 1. Ortodoksë, 2. Gjysmë besimtarë dhe, 3. Jobesimtarë. Sipas burimit, dallohen pesë gjuhë ortodokse: greqisht-bizantine, bullgarishtja, siriane, ibero-gjeorgjishtja dhe rusishtja.

Tre prej tyre zotërojnë gjithashtu alfabetin ortodoks: greko-bizantin, bullgar dhe ibero-gjeorgjian. Ndërsa, në rangun e popujve të quajtur gjysmëbesimtarë ose romano-katolikë, ata veçuan dymbëdhjetë gjuhë, të cilat i flisnin:  1. Alamanët, 2. Frëngët, 3. Hungarezët, 4. Indoeuropianët, 5. Jakobitët (Skocezët. ), 6. Armenët, 7. Saksonët, 8. Leçet (Lekët), 9. Arbërorët, 10. Kroatët, 11. Hizetët dhe 12. Gjermanët.

Burimi: Copëz nga faksimili i dokumentit të viteve 927-1014, riprodhim i shekullit XVII!

ME TE LEXUARAT