Akuzohet se ka poshtëruar stafin mbretëror, reagon Meghan Markle

Soft

Akuzohet se ka poshtëruar stafin mbretëror, reagon Meghan Markle

Nuk vonoi reagimi i Dukeshës së Sussex-it Meghan Markle, pas akuzave se ka bullizuar stafin mbretëror, lajm i publikuar nga “Sunday Times”. Kjo media shkruante dje se Meghan kishte poshtuar dhe dëbuar dy anëtarë të stafit mbretëror, por avokatët nuk kanë vonuar të japin një përgjigje për këtë media dhe vetë akuzat, duke hedhur poshtë akuzat. Ata e quajnë këtë një sulm të shëmtuar.


Ata thanë se “Sunday Times” po përdoret nga Pallati Buckingham për të shitur një rrëfim krejtësisht të rremë. Kujojmë se sulmi nga Pallati Mbretëror vjen pas trailerit të intervistës së Princ Harrit për Oprah Ëinfrey, ku pritet që të japin deklarata “bombë”.

Zëdhënësi i tyre është shprehur janëtë zhgënjyer kur kanë parë këtë portretizim shpifës të dukeshës së Sussex nga një media. “Dukesha është e trishtuar nga ky sulm i fundit ndaj karakterit të saj, veçanërisht si dikush që ka qenë shënjestër e ngacmimit vetë dhe është thellësisht e përkushtuar për të mbështetur ata që kanë përjetuar dhimbje dhe traumë Ajo është e vendosur të vazhdojë punën e saj me dhembshuri në të gjithë botën dhe do të vazhdojë të përpiqet të japë një shembull për të bërë atë që është e drejtë dhe e mirë.”, thuhet në deklaratë. 

ME TE LEXUARAT