"Zoti ma la përgjysmë", Sara tregon para banorëve për humbjen e fëmijës
Në një lojë të realizuar nga Vëllai i Madh, banorët duhet të tregonin sekretin e tyre.
Një nga sekretet më të forta ishte ai i Sarës, e cila ka treguar se sekreti i saj është humbja e një fëmije. Disa nga banorët kanë aluduar se mund të jetë ajo, ndër ndër ta edhe partneri i saj Bardhi.
“Dëshira më e madhe në jetë ka qenë të bëhem mami, zoti përpara gati një viti më la përgjys një udhëtim që unë e nisa me shumë dashuri, unë kam humbur një fëmijë përpara disa kohësh dhe kjo ka ndikuar, ka qenë mësimi më i madh që kam marrë, sepse si proces ka qenë goxha i gjatë dhe i dhimbshëm, për shkak se shqetësohesha shumë për njerëzit e tjerë.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Kjo më ka bërë këtë Sarën që duket pak më arrogante tani, sepse ka filluar të vendosë veten në vendin e parë”, tha Sara.