Zogu i Tiranës flet pa dorashka: Gjysma e shqiptarëve janë gay, por unë jo...

Showbiz

Zogu i Tiranës flet pa dorashka: Gjysma e shqiptarëve janë gay,

Hermes Nikaj, i njohur ndryshe si "Zogu i Tiranës", ka qenë pjesëmarrës në emisionin "Aldo Morning Show", ku ka folur për djemtë në Shqipëri.

Ai tha se djemtë janë bërë më tërheqës e madje nuk i kanë munguar edhe ngacmimet prej tyre.

Megjithatë, përtej shakave, ai ka pranuar se është në një lidhje dashurie me një vajzë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nga ana tjetër, Hermesi ka dhënë një deklaratë shokuese, e cila ka qenë: "Sipas statistikave, gjysma e shqiptarëve janë gay."

Hermes Nikaj: Në fakt kam shumë ngacmime, shumë propozime, shumë kërkesa, pafund.

Aldo: Kujdes se mos shkosh nëpër hotele, ki mendjen.

Hermes Nikaj: Kërkesat janë të shumta, kam tepër kërkesa.

Aldo: Nga janë këta çunat, nga Tirana apo... nga janë këta që të ngacmojnë ty?

Hermes Nikaj: Në fakt, përtej gjithë këtyre shakave me thënë të vërtetën, unë jam i dashuruar, zemra ime i përket dikujt, unë jam shumë i lumtur me partneren time.

Aldo:E ke femër?

Hermes Nikaj: Po, patjetër që po. Normale që gocë, ti e di, patjetër që po. Tani mua më ngacmojnë edhe çuna, normale.

Aldo: Çfarë të thonë çunat? Më fal që ta them sinqerisht, ke parë ndonjë çun të bukur që të ka "ikur petlla"?

Hermes Nikaj: Në fakt, gjithmonë e më shumë sheh goxha meshkuj të kuruar, të palestruar, me këto tatuazhet, të depiluar gjithnjë e më shumë meshkujt po frekuentojnë qendrat estetike.

Aldo: Zogu, të vjen t'i hash ë?

Hermes Nikaj: Mua më pëlqen, dëgjo Hermesin, në fakt nuk është se merrem me këto punë, nuk më pëlqejnë çunat edhe pse në fakt ka shumë aludime rreth orientimit seksual, nuk jam gay.

 

 

ME TE LEXUARAT