Zbulohet se ç'mendon nëna e Luizit për llogarinë “GoFundMe” dhe kur do të futet në BBV për ta takuar

Showbiz

Zbulohet se ç'mendon nëna e Luizit për llogarinë

Luizi është një ndër banorët që ka tërhequr më shumë vëmendje gjatë këtij sezoni në “Big Brother VIP".

Fansat e shumtë e ndjekin banorin, teksa një gjë që ka bërë më shumë përshtypje është fakti se kur nëna e këngëtarit do hyjë për ta takuar dhe surprizuar atë.

I ftuar në emisionin “Breaking”, Meridiani, miku i Luizit tregoi se me shumë mundësi gjatë muajit prill, nëna e këngëtarit do hyjë për ta takuar atë.  

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Unë uroj që të jetë mirë së pari nëna e Luizit, uroj që të jetë nga prilli, do zoti. Pastaj mbetet sa do marrë OK nga ana e Luizit. Këtu dua të ndalem dhe tek pjesa e atyre portaleve, gazetarëve të cilët thanë që Luizi nuk ka marrëdhënie të mriz me nënën e tij. Ku janë tani, sepse e pamë të gjithë se çfarë marrëdhënie ka Luizi me të ëmën.”- tha Meridiani.

Ai sqaroi se llogaria për mbledhjen e fondeve, “GoFundME” është hapur nga familja e këngëtarit. Meridiani zbuloi se ditën e djeshme kishte folur me nënën e Luizit, e cila i kishte thënë se kjo gjë është bërë për shkak të kërkesave të shumta të fansave për të dhuruar diçka për Luizin.

“Unë kam folur dje me familjarët e Luizit. Duke qenë se ne e përdorim për fatkeqësi, doja të dija çfarë po bëhej. Nëna e tij më konfirmoi se kjo është hapur nga ajo.

Ajo më ka thënë që mes shumë kërkesave që kishin, nuk kishte mundësi t’i priste të gjithë fansat në shtëpi sepse duan t’i japin dhurata dhe për këtë arsye është hapur. Prisja të ishte më e madhe, sepse duke parë atë ‘Big Love’ sa kurora shkojnë aty, apo dhe kërkesat që ishin.

Nuk e kam pyetur për mesazhin që dërgoi në ‘BigLove’. Nuk e shikoj fare as pjesën që kunati nuk e përmendi sepse aty ndikojnë emocionet. Aty të kap një blackout sa nuk të dalin fjalët. Pastaj kur i zoti i punës e do, gjërat e tjera zerohen.

Unë besoj që të gjithë e keni kuptuar se sa i lidhur është Luizi pas Kiarës dhe kjo e tregon se sa i dashuruar është ai. Sa i përket Kiarës, di të them që dashuria nuk shprehet njësoj.

Dikush nuk shprehet shumë e po ashtu është dhe kompleksi i kamerave.”- tha Meridiani.

 

ME TE LEXUARAT