Zbulohet pasuria e Dua Lipës, ka pësuar një rritje marramendëse

Showbiz

Zbulohet pasuria e Dua Lipës, ka pësuar një rritje


Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa ka një pasuri që tejkalon vlerën e 20 milionë paundve.  

Të dhënat e publikuara në mediat britanike zbulojnë se kompania e saj “Dua Lipa Limited”  ka pasuri prej 18,576,940 për fundvitin e dhjetorit 2019, një rritje mbresëlënëse nga 11,816,318 që ishte vitin e kaluar.

Albumi i Duas, “Future Nostalgia”, i publikuar në një periudhë krejt të pazakontë të diktuar nga pandemia e koronavirusit, rezultoi një sukses i vërtetë dhe theu të gjitha parashikimet.
“Padyshim që isha e frikësuar, sepse gjithmonë ekziston ajo pasiguri. Albumi doli pikërisht kur bllokimi po ndodhte në Mbretërinë e Bashkuar dhe kishte kaq shumë pasiguri dhe vuajtje.”, u shpreh Dua.

Mediat e huaja kanë folur vazhdimisht për këngëtaren shqiptare, duke e konsideruar tranzicionin e saj nga një fëmijë me prindër që emigruan drejt një vendi të huaj, tek një adoleshente e vendosur për tu bërë me plot gojën një yll.
Një yll, suksesi i të cilës iu konvertua në disa çmime Grammy dhe hite muzikore brenda një kohë të shkurtër.

ME TE LEXUARAT