Zbulohen të gjithë emrat, njihuni me të gjithë anëtarët e jurisë së “Dancing With The Stars”

Showbiz

Zbulohen të gjithë emrat, njihuni me të gjithë

Ashtu siç pritej, spektakli i kërcimit “Dancig With the Stars” do të nisë këtë muaj, konkretisht më 7 tetor.

Së fundmi faqja zyrtare e emisionit ka zbuluar emrat e katë anëtarëve të jurisë që do të gjykojnë performancat e konkurrentëve.

Kryetari i jurisë është Kledi Kadiu, dhe kjo gjë ishte vërë e ditur disa kohë më parë.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Ndërsa anëtarët e tjerë që janë konfirmuar janë: Armand Peza, Dalina Buzi dhe Valbona Selimllari.

Kështu numri i plotë i antërëve të jurisë shkon në 4.

Gjithashtu kujtojmë se edhe Eno Popi do rikthehet në ekran pas gati një viti shkëputjeje. Moderatori do jetë krah Bora Zemanit në prezantimin e “Dancing With the Stars.”

Së fundmi Eno foli për bashkëprezantimin me Borën në emisionin e vallëzimit.

“Unë këtë sezon i bashkohem “Dancing Ëith the Stars”.

Është kënaqësi t’i rikthehem një prej programeve më të mira në televizionet ndërkombëtarisht.

Do punoj me një ekip, jam i kënaqur se një pjesë i njoh shumë mirë. Kështu që të premten e ardhshme… Është diçka që e kam marrë me shumë dëshirë dhe shumë qejf dhe ja ku jemi!

Gjithçka që do ndodhi, promoja premton magji, futet shpirti i garës, emocioni. Më vjen mirë që do ketë mikrofon në dorë. Unë bashkëprezantoj me Borën, do të jem në “goldroom”.

Kam thënë “po” sepse më pëlqen mënyra si është ndërtuar dhe roli.”-tha Eno.

ME TE LEXUARAT