Xhensila Myrtezaj zbulon xhelozinë në familje: Do më shumë atë se mua…
Ditën e djeshme, këngëtarja e njohur, Xhensila Myrtezaj, festoi ditëlindjen e parë të djalit të saj, Amen.
Si dhuratë, i dedikoi një këngë ku ndër të tjera shprehu dhe se sa të mira ka sjellur lindja e tij në jetën e saj.
Por, ditën e sotme, këngëtarja ka publikuar një video në rrjetin social "Instagram", ku shfaqet në makinë me vajzën e saj, Ajkën, e cila mesa duket ka xhelozuar se pse Xhensila nuk i ka kushtuar asaj një këngë.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
"Ti do më shumë Amenin sesa mua, sepse atij ja ke bërë të parën", ka thënë vogëlushja në video.
Nga ky postim, artistja lajmëroi edhe ndjekësit e saj se këtë javë nisin xhirimet e këngës që do i kushtohet vajzës së saj.
"A e di se sa sekrete si mami vajzës do të të them tek ajo kënga", i tha Xhensila vogëlushes së saj në video.