Vëllai i Meritonit s`e takoi Ilnisën, reagon vëllai i saj: Nuk do e bëja atë që bëri Rinori, ata kanë pëlqim
Kevin Agolli vëllai i Ilnisës i ftuar në “Fun Club”, reagoi për takimin e Meritonit me vëllanë e tij.
Vëllai i tij, Rinori, i pyetur nëse donte të takonte dikë tjetër nga banorët, përveç Meritonit, nuk pranoi.
Për shumë të tjerë, kjo u mor si një përgjigje që ai nuk e pëlqen lidhjen e Meritonit me Ilnisën.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Ndërkohë Kevin pranoi se dyshja pëlqehen, por dasma ishte në kuadrin e lojës. Ai pranoi se nëse do të futej në shtëpi do ta takonte edhe Meritonin.
“Unë dhe Ilnisa jemi rritur në atë mënyrë që e respektojmë njëri tjetrin në vendimet tona, sidomos kur kemi ndjesi të mira, nuk ndërhyhet kur ka ndjesi të mira.
Ajo dasëm ishte në kuadrin e lojës, padyshim.
Ata kanë një pëlqim dhe Ilnisa nuk e etiketoi marrëdhënien në mënyrë klasike por tha se është diçka shumë shpirtërore që nis prej fjalës dhe arrin deri tek ndjesia e mirë që ata të dy i japin njëri tjetrit”, tha vëllai i Ilnisës.
A do të kriset marrëdhënia e tyre pas mesazhit të vëllait?
“Unë mendoj që nga ana Ilnisës jo, ajo i shpjegoi që ti je shumë i lirë që të shkëputesh nga unë, nëse kuptove diçka nga mesazhi i vëllait.
Nuk e shoh nga ana e Ilnisës por as nga e Meritonit. Unë do thoja që Ilnisa është lojtarja më e fortë individualisht”, tha Kevin.