“Veliaj më ka bërë një nder të madh”, Çiljeta ‘tallet’ me Bashën: Suksese në jetë

Showbiz

“Veliaj më ka bërë një nder të madh”,

Këngëtarja Çiljeta Çilaga ka treguar mbrëmjen e sotme që kryetari i Bashkisë Erion Veliaj i ka bërë një nder të madh kur i vdiq babai, por nuk dëshiron ta thotë se çfarë.

Çiljeta komentoi, gjatë një interviste për “Jashtë loje”, dhe përballjen Rama-Basha, duke thënë se Ramës i uron fitoren e ndërsa Bashës iu drejtua me ironi “suksese në jetë”.

“Lulzim Bashës do i thoja- Suksese në jetë dhe në karrierë, ndërsa Edi Ramës do i thoja: Urime fitoren!

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Lali Eri ka bërë një veprim që nuk di a thuhet në televizion, por mua nuk më kishte shkuar në mendje që do e bënte dikush edhe duke menduar që jam e PD. Që kam qenë, sepse nuk jam më. Doktori (Berisha) është pika ime e dobët, por unë nuk jam më pjesë, por Erioni ka bërë një veprim që nuk do e them por kam krijuar shumë respekt për të. 

Do i thoja faleminderit. Ka lidhje me vdekjen e babit, nuk do e them publikisht, por ndonjëherë të gjenden njerëz që ti nuk e mendon kurrë dhe e falënderoj realisht,” u shpreh Çiljeta, e cila ka qenë dikur pjesë e PD-së.

ME TE LEXUARAT