"Vajza më tregoi për herë të parë se pëlqen një djalë”, Ilir Shaqiri zbulon si reagoi

Showbiz

"Vajza më tregoi për herë të parë se pëlqen

Balerini i njohur, Ilir Shaqiri ka treguar gjithmonë se me të bijën, Emily ka një marrëdhënie të ngushtë.

Së fundmi, ai ka zbuluar se ajo për herë të parë i kishte treguar se pëlqen një djalë.

“Teksa drekonim më tha dua të të them një gjë. Më rrahu zemra fort. Më tregoi se pëlqen një djalë, kjo ishte hera e parë që e bën një gjë të tillë”, tha Iliri.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Ndërsa, më tej shtoi se për gati 10 minuta nuk kishte folur me të bijën, por më pas e kishte pyetur dhe kishte mësuar se djali që ajo pëlqen është aktor dhe e ka njohur nëpërmjet një shoqeje.

Kujtojmë që disa javë më parë, Iliri organizoi një dasmë spektakolare, ku të ftuar ishin edhe personazhe të famshëm, padyshim nuk munguan as disa prej ish-banorëve të “Big Brother VIP”.

"Vajza më tregoi për herë të parë se pëlqen

ME TE LEXUARAT