Vajza e ministrit të PS dhe Romeo Veshaj marrin hapin e rëndësishëm, çifti vendos të bashkëjetojë

Showbiz
Vajza e ministrit të PS dhe Romeo Veshaj marrin hapin e
Aleksia Peleshi dhe Romeo Veshaj

Aleksia Peleshi, vajza e ministrit të PS, Niko Peleshit ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm në marrëdhënien me e saj me aktorin e humorit, Romeo Veshaj.

“Icon Style” raporton se lidhja e dyshes ka avancuar aq shumë, në një kohë kaq të shkurtër, saqë çifti kanë vendosur të bashkëjetojnë.

Vajza e ministrit të PS dhe Romeo Veshaj marrin hapin e

Ndërsa kanë vendosur që romancën e tyre ta jetojnë në fshehtësi të plotë.

Lidhja e Aleksia Peleshit dhe Romeo Veshajt u zbulua pak kohë më parë, teksa të dy publikuan pamje në rrjetet sociale ndërsa qëndronin në ambiente të përbashkëta.

“Vula” se dyshja ishin në një romancë, u vendos pasi vajza e ministrit të Mbrojtjes publikoi foto duke udhëtuar me makinë me aktorin e humorit.

Kujtojmë se Romeo Veshaj ka qenë në një marrëdhënie 2-vjeçare me këngëtaren Jonida Maliqi, por burime për Panorama Plus thanë se ish-çifti janë ndarë në dhjetor të vitit të kaluar.

Ndërsa lajmin për fundin e lidhjen e konfirmoi edhe Jonida Maliqi e cila deklaroi në emisionin e saj se ky “Shën Valentin e kishte gjetur single”.

 

ME TE LEXUARAT