U tha se e dinte për dhunën e Amber ndaj Depp, aktorja e famshme e Hollywood-it sqaron videon virale

Showbiz

U tha se e dinte për dhunën e Amber ndaj Depp, aktorja e famshme e

Aktorja e famshme, Dakota Johnson, ka folur së fundmi rreth një video të bërë virale në rrjet, ku pretendonte se ajo vuri re gishtin e dëmtuar të Johnny Depp ndërsa ata po promovonin një film në 2015.

Klipi në fjalë u rishfaq në muajin prill teksa Depp dhe ish-bashkëshortja e tij, Amber Heard, ishin në mes të një beteje ligjore mes tyre.

Në gjykatë, Depp pretendoi se ish-gruaja Amber Heard ia preu gishtin me një shishe vodka gjatë një debati, disa muaj pas martesës së tyre në shkurt 2015.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

I postuar në “TikTok”, klipi i shkurtër pretendon se Johnson vinte re plagosjen e Depp gjatë transmetimit mediatik të filmit dramatik “Black Mass”.

Në një intervistë të re, ylli i “Fifty Shades of Grey” iu përgjigj popullaritetit të videos dhe u shfaq e hutuar pasi disa përdorues të mediave sociale e lidhin atë me historinë ligjore.

“Mendova: ‘Për atë Zot, pse? Pse jam përfshirë në gjithë këtë?”, i tha ajo Britt Hennemuth të “Vanity Fair”, ndërsa tundte kokën.

Aktorja vazhdoi duke thënë se nuk e mbante mend momentin dhe nuk donte të përfshihej në historinë e Amber dhe Depp në asnjë mënyrë.

“Nuk e mbaj mend fare, por ju lutem, më largoni nga kjo,” vazhdoi ajo. “Mos e lini të shkojë më tej. A mund ta imagjinoni, sikur të më thërrisnin në tribunën e dëshmitarit?”

ME TE LEXUARAT