U përplas në Tiranë, këngëtarja rrëfen "tmerrin": Kam një brinjë të thyer dhe këmbën e plagosur

Showbiz

U përplas në Tiranë, këngëtarja rrëfen

Këngëtarja e njohur nga Kosova, Vjollca Haxhiu është përballur me një situatë të pakëndëshme dhe të rrezikshme për jetën e saj disa javë më parë në Tiranë.

E ftuar në 'Prive' Haxhiu tregon se pësoi një aksident teksa ndodhej në vijat e bardha me mikeshën e saj, Nera Fejzullahu, bashkëshorten e Sabri Fejzullahut. Këngëtarja tregon se është përplasur nga një motor, e për pasojë ka thyer brinjën dhe ka plagosur këmbën. 

"Unë jam një shofere e mirë, faleminderit Zotit nuk kam pasur aksidente me makinë, por më ndodhi sa isha në këmbë.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Isha në Tiranë tre ditë para xhirimeve, unë isha e koncentruar në projektin, dhe isha duke ecur rrugëve në vija të bardha, makinat ishin ndalur ndërsa vjen një motori dhe direkt e në mua.

Unë kam shpëtuar por ka mundur të jetë më e tmerrshme, mu ka thyer një brinjë dhe këmbën e kam pak të lënduar. Më duhet të qëndroj në regjim shtrati.

Shoferit ia fala, për momentin e kam një brinjë të thyer por me kohë rikuperohet vetë. Jam e lumtur që ka kaluar ky moment. Projektin e finalizova përkundër aksidentit”, është shprehur këngëtarja.

Këngëtarja e njohur nga Kosova, është shumë aktive në rrjetet sociale, ku zgjedh të ndajë shumë nga përditshmëria e saj por edhe puna, potregohet shumë e rezervuar sa i takon anës sentimentale

ME TE LEXUARAT