U përjashtua nga BBV me zarf të zi, Rezarti publikon Sara Kolamin me të brendshme
Rezart Veleshnja ishte një nga banorët më të komentuar të këtij edicioni të tretë të BBVK, ndonëse rrugëtimi i tij nuk zgjati shumë, pasi ai u përjashtua përmes një zarfi të zi pas shkeljeve të përsëritura të rregullave e së fundmi pas një tjetër rasti me banoren Xheneta Fetahu.
Nga ana tjetër, vetëm pak ditë më parë u komentua një sjellje tjetër e Rezartit, këtë herë me banoren Sara Kolami. Gjatë një momenti në oborr, Rezarti dhe Gjesti tentuan të hidhnin Sarën në pishinë, ndërsa kjo e fundit reagoi keq ndaj këtij veprimi duke i treguar Rezit dhe Gjestit limitet e saj dhe se nuk e miratonte një veprim të tillë nga djemtë kundrejt saj e mbi të gjitha pasi ishte një veprim aspak etik që do të bënte të ndihej keq dhe të atin e saj.
Fansat e Rezartit kanë reaguar menjëherë në rrjete sociale, duke postuar foto të Sarës të marra nga rrjetet e saj sociale ku ajo shfaqet me të brendshme shpesh herë, pasi është imazh i një linje veshjesh të brendshme.“Me sa duket brekët s’paska problem me i nxjerrë, apo babi s’ka Instagram vetëm TV, meqë i bëri namin çunave”, shkruhet në postimin që është shpërndarë edhe në llogarinë e Rezartit, teksa ai ende ishte në BBVK, e së fundmi që ka rimarrë në dorë Instagramin e tij, ish banori e ka ripostuar këtë postim në Instastory.