U përfolën për romanca me Ardian Bujupin, Jasmin dhe Sabrine kanë ‘dy fjalë' për njëra-tjetrën

Showbiz

U përfolën për romanca me Ardian Bujupin, Jasmin dhe Sabrine

Këngëtari i dashur për publikun, Ardian Bujupi, ka disa kohë që është në qendër të vëmendjes dhe shkak është bërë jeta e tij private.

Madje po komentohet se është përfshirë në një trekëndësh dashurie me ish-konkurrenten e “Për’puthen”, Jasmin Kadriu dhe balerinën, Sabrine Khan.

Artisti i njohur, i cili është në një lidhje me balerinën gjermane, duke mos e pohuar atë, prej kohësh po shoqërohet me Jasminën. E gjitha nisi nga videoklipi i tij ‘Tranova’ ku ajo ishte protagoniste.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Në atë kohë, ata vendosën të luanin paska duke publikuar foto të ndryshme romantike, për t’i shërbyer si marketing për këngën. E kur kudo po aludohej se ata janë në një lidhje të dy e mohuan.

Ndërkohë para pak ditësh ata janë shfaqur bashkë. Ardiani ka publikuar një video në “TikTok” ku shihet me Jasminën duke kërcyer me ritmet e këngës së re që do lançojë së shpejti me Ledrin“.

Jasmina më vizitoi sot”, shkroi ai krah videos. Mirëpo, duket se nuk është pritur aspak mirë nga ndjekësit që kanë shpërthyer në komente. Por, pavarësisht të gjithave Sabrine dhe Jasmina kanë një marrëdhënie të mirë bashkë.

U përfolën për romanca me Ardian Bujupin, Jasmin dhe Sabrine

Balerina ka publikuar një video në “TikTok”, ku Jasmina i ka komentuar: “Boss zemër.” Ndërkohë, ajo i ka kthyer: “Të dyja ne”. Në këtë mënyrë vajzat na kanë lënë të kuptojmë se kanë raporte shumë të mira dhe si duket Ardiani i ka prezantuar.(gazetashqip)

 

ME TE LEXUARAT