U përfol për krisje të miqësisë me Roza Latin, flet Rike Roçi

Showbiz

U përfol për krisje të miqësisë me Roza Latin, flet

Moderatorja e njohur Roza Lati festoi dy ditë më parë ditëlindjen dhe mblodhi në një darkë gjithë banorët e BBV3, me të cilët ruan raporte të mira. Ajo që u vu re ishte mungesa e Rike Roçit, e cila ka pasur një marrëdhënie shumë të mirë me Rozën si para BBV, edhe gjatë eksperiencës së tyre në reality show.

Mirëpo, mungesa e Rikes në festë dhe mungesa e një urimi publik nga ana e saj për Rozën, ngritën dyshimet se miqësia mes tyre është krisur.

Mbrëmjen e kaluar, Rikja u pyet në “Top Arena” nëse ka ndodhur diçka mes saj dhe Rozës. Ajo i hodhi poshtë zërat duke thënë se e ka shumë xhan dhe shoqe Rozën dhe e ka uruar privatisht, pavarësisht faktit që nuk ishte prezente tek ditëlindja e saj. Arsyeja e mungesës së Rikes ishin disa angazhime të saj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

 

 

ME TE LEXUARAT