“U paralizova nga dhimbjet”/ Cardi B rrëfen situatën që për pak i mori jetën

Showbiz

“U paralizova nga dhimbjet”/ Cardi B rrëfen situatën

Reperja e njohur Cardi B zbuloi se një aksident i frikshëm i kohëve të fundit pothuajse rezultoi në një abort. Reperja e cila është shtatzënë me fëmijën e tretë rrëfeu përvojën e frikshme për ndjekësit e saj përmes X në fillim të kësaj jave.

“Po zbrisja shkallët dhe rrëshqita pak”, shpjegon këngëtarja e “I Like It”, shkruajnë mediat e huaja.

“Praktikisht u rrëzova, por po përpiqesha të parandaloja veten kështu që u mbajta në parmakët e shkallëve.”

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.


“Kam pasur një aksident të tmerrshëm” tha ajo. “U paralizova për një moment. Mu desh të merrja aq shumë morfinë ultravenoze sa për pak u bëra e varur.”

Reperja njoftoi se ka kërkuar divorcin nga partneri dhe babai i fëmijëve Offset teksa është sërish në pritje të ëmbël. Fituesja e Grammy-t ka konfirmuar se Offset është babai i fëmijës së tretë, megjithëse ajo këmbëngul se nuk dëshiron mbështetje prej tij.

 

 

ME TE LEXUARAT